Denver Nuggets konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA pas fitores së thellë 134-117 ndaj kampionëve në fuqi të Golden State. 6 lojtarë të Denver realizuan mbi 17 pikë, ku u dalluan Murray me 33 pikë e Nikola Jokic me një “triple double”, 22 pikë, 14 rebound e 16 asist. Për Warriors, Curry realizoi 28 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar.

Fitore në frymën e fundit për Los Angeles Lakers, që mundi 112-111 Indiana Pacers jashtë fushe. Davis me 31 pikë e 14 rebound, si dhe James me 26 pikë ishin më të mirët në fushë për kalifornianët.

LeBron është vetëm 63 pikë larg rekordit të pikëshënuesit më të mirë të historisë së NBA. Ai është basketbollisti i parë dhe i vetëm që arriti një ndeshje më parë të realizojë një “triple double” për 20 sezone më radhë.

Ndërsa në Lindje moment të mirë po kalon Milwaukee Bucks, që mposhti 106-105 Los Angeles Clippers, ndeshje e vendosur në fundin e saj. Ndeshje e jashtëzakonshme për Antetokounmpo, që realizoi 54 pikë e 19 rebound. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Bucks, duke marrë vendin e dytë dhe kërcënuar Boston kryesues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb