Denver Nuggets është skuadra më e mirë aktualisht në NBA me 46 fitore dhe pjesëmarrjen në play-off duket se tashmë e ka të sigurtë, kur mbeten edhe 17 sfida deri në fund.

Nuggets morën fitoren e katërt radhazi dhe mbrojnë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Denver mposhti në shtëpi 118-113 kanadezët e Toronto Raptors. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për vendasit u dalluan Murray me 24 pikë e Porter me 20.

Po në këtë konferencë, Sacramento Kings arrin Memphis në vendin e tretë, pas suksesit befasues 123-108 në fushën e Neë Orleans Pelicans. Huerter me 25 pikë ishte më i miri në fushë për miqtë, duke djegur 24 pikët e Ingram për Pelicans.

Në Lindje spikatën dy sfida spektakolare. Cleveland triumfoi në shtëpi 118-114 ndaj Boston pas kohës shtesë. Ishte humbja e tretë radhazi për Celtics, e dyta resht në kohën shtesë dhe tashmë rrezikojnë vendin e dytë. Broën realizoi 32 pikë e 13 rebound për Celtics, por që s’mjaftuan. Për Cavaliers u dallua Mitchell me 40 pikë e 11 rebound.

Pikërisht Philadelphia është skuadra që lufton për vendet e para, teksa së fundmi mposhti 147-143 Indiana Pacers jashtë fushe, në një ndeshje fantastike me rivalitet deri në fund. Embiid me 42 pikë ishte më i miri në parket.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb