Departamenti i Shtetit njoftoi se ka miratuar shitjen e armëve ushtarake me vlerë prej rreth 7.5 miliardë dollarësh për Izraelin.
Furnizimet e reja, thuhet në një deklaratë, janë të ndara në dy paketa të veçanta: njëra me vlerë 6.75 miliardë dollarë për blerjen e bombave dhe pajisjeve përkatëse; dhe një të dytë për blerjen e raketave Hellfire për rreth 660 milionë dollarë.
“Departamenti miratoi një shitje të “municioneve, kompleteve udhëzuese, siguresave dhe pajisjeve mbështetëse për municionet, së bashku me pajisjet përkatëse, për një kosto të vlerësuar prej 6.75 miliardë dollarë”, tha në një deklaratë Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes.
(Balkanweb)