TIRANË

Universiteti Europian i Tiranës dhe Instituti Europian Pashko kanë promovuar librin “Marrëdhëniet Publike sot” një produkt i departamentit të shkencave të komunikimit në UET. Dekania e fakultetit UET Belina Budini e cila ka shkruar edhe parathënien thotë se ky libër cilësohet si baza për formimin e studentëve në programin e studimit në fushën e marrëdhënieve publike.

“Këto libra, botime ne na mundësojmë që të jemi në një nivel ndërkombëtar të prurjeve dhe leximeve të autorëve të veprave të ditës dhe domosdoshmërisht edhe të azhornuar sepse përditësimi është kriter bazë për botimet e dyta, të treta. Tekstet që përzgjedhim përpiqemi t’i kemi të botimeve sa më të fundit pavarësisht se kërkojnë vite punë për t’u pëkrthyer. Ky tekst ka ushqyer studentët prej vitesh pavarëssiht se vjen I botuar në një formë vendimtare tani.” u shpreh Budini.

Libri “Marrëdhëniet Publike sot” sipas dekanes së fakultetiti UET mund të përdoret edhe nga studentët e universiteteve të tjera që kanë në programet e komunikimit marrëdhëniet publike.

“Ky libër është teksti i parë i plotë i marrëdhënieve pulbike tekst akademik i mirëfilltë që vjen në funksion të pedagogëve për të kryer më mirë punën e tyre, por edhe të studentëve jo vetëm të UET, por studentëve të programeve të komunikimit të marrëdhënieve publike që tashmë janë programe edhe në universitete të tjera të cilët mund ta përdorin.” tha Budini.

Drejtoresha e UET Press Suela Mino thotë se libri sjell informacione të vlefshme për studentët.
“Nuk keni një libër të mërzitshëm,teorik,pedant dhe të lodhshëm por një mjedis shuëm të gjallë informacioni. Strukturimi të dijes sa I takon mënyrës sesi marrdhëniet publike i japin jetë cdogjë që ndodh me ne dhe kemi gjithcka po themi përfshirjen tuajën në mjedisin e madh.” -tha Sulo.

Ky tekst vjen në vazhdën e botimevee botimeve akademike për shkencat e komunikimit nga UET Press dhe do të pasohet së shpejti nga publikime të tjera prestigjoze në funksion të pedagogëve dhe studentëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb