“SHBA kundërshton veprimet që destabilizojnë Sirinë dhe cenojnë sovranitetin e Irakut”, është shprehur në një deklaratë Departamenti i Shtetit.

Ky komunikim zyrtar vjen një ditë pas fillimit të bombardimeve të nisura nga ushtria turke në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Një njoftim për shtyp i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se Uashingtoni “shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për humbjen e jetëve civile në Siri dhe Turqi” dhe kërkon një “de-përshkallëzimin në Siri për të mbrojtur jetën e civilëve: “Ne vazhdojmë të kundërshtojmë çdo veprim ushtarak të pakoordinuar në Irak që cenon sovranitetin (kombëtar irakian)”, thuhet më tej në deklaratë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: