Memphis Depay është larguar nga Manchester United në këtë merkato janari në drejtim të kampionatit francez, ku ka nënshkruar për llogari të Lyon. I mbërritur në “Old Traford” me shumë bujë në kohën kur “djajtë” i drejtonte tekniku Luis Van Gal, Depay për një sezon e gjysëm nuk arriti të tregonte asnjëherë vlerat e tij.

Largimi drejt Lyonit duket se nuk ka qenë i lehtë për 22 vjeçarin, i cili menjëherë pas zyrtarizimit të marrveshjes me klubin francez, ka postuar në internet nga një dedikim për 4-ër nga shokët e tij më të mirë në “Old Traford”.

Me të parin që Depay është përshëndetur është mbrojtësi Luke Shaë. Në diçiturën e fotos për Shaë-n, Memphis shkruan: “vazhdo të përpiqesh”.
54y64yt
Rradhën e ka transferimi më i shtrejtë në histori, Paul Pogba. Për francezin Depay ka një shprehje që me shumë siguri ka një kuptim më të thellë, që i përshtatet arritjeve të Pogbas dhe asaj që nuk arriti vetë ai. “Bëhu i madh ose shko në shtëpi”.
tryy6rjyt
Një nga shokët më të mirë të Depay-it është edhe gardiani De Gea. Spanjollin e përshendet me refrenin e këngës “Rollin” te Limp Bizkit: “Vazhdo te shpetosh, shpetosh, shpetosh, shpetosh”.
5yt4wju
Që Runi është një nga figurat më legjendare në “Old Traford” kjo është e sigurtë. Vërehet edhe nga ajo që shkruan Depay. “Legjendë faliminderit që më ke bërë të ndihem si në shtëpi”.
y6g757u7t
Dy fjalë me shumë vlerë i tha edhe Mourinho për largimin e holandezit: “Është e rëndësishme për klubin të mbajë në kontroll talentin e tij. Një ditë ndodhta do të rikhtehet te Manchesteri pasi të gjithë e duan”.

Manchester United i ka vendosur një klauzolë klubit të Lyon e cila thotë: “Nëqoftëse se klubi dëshiron t’a ktjejë lojtarin në “Old Traford atëherë nuk ke të drejtë të shndërrohesh në pengesë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb