Debutimi i shkëlqyer në sezonin e ri të La Liga me fitoren 4-0 kundër Villareal nuk e ka zbehur aspak dëshirën e Ronald Koeman për të marrë një tjetër sulmues te Barcelona. Jo një çfarëdo, por ekzaktësisht Memphis Depay, të cilin e njeh shumë mirë nga kombëtarja e Holandës. Aktualisht pjesë e Olympique Lyon, futbollisti është nxjerrë në shitje nga klubi francez, ndërsa pak kohë më parë u fol edhe për një akord me Barcelonën.

054302118 F731b500 566b 4437 B79b Ba885769a612
054302118 F731b500 566b 4437 B79b Ba885769a612

Por deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe sipas mediave shumë pranë klubit katalunjas, Koeman ka shtuar presionin për të finalizuar blerjen e Depay. Kartoni i sulmuesit vlerësohet nga 35 deri në 40 milion euro, shifra këto që deri në sezonin e shkuar nuk përbënin asnjë problem për Barcelonën, të mësuar e shpenzime marramendëse. Por hezitimi i deritanishëm konfirmon vështirësitë financiare të klubit “blaugrana”. Gjithsesi, sipas të përditëshmes “Sport”, Barcelona do të bëjë një sforco në mënyrë që të plotësojë dëshirën e Ronald Koeman në merkato.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: