Detaje të reja zbulohen nga rrjedhja e gazit që ndodhi paraditen e sotme në një shkollë private në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se shkolla përdorte ngrohje me gaz propan dhe kishte një depozitë gazi 1000 litërshe të mbushur plot.

Kjo depozitë ishte e pa certifikuar nga inspektorati shtetëror i enëve nën presion.

Depozita ishte e vendosur jashtë ambienteve të shkollës, por rrjedhja ka ndodhur në valvulën që lidh depozitën me pajisjen brenda shkollës.

Aktualisht po kryhet zbrazja e depozitës nga gazi. Për shkak të thithjes së gazit 6 nxënëse të moshave të ndryshme përfunduan në spital, fatmirësisht tani janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb