KORÇË

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka folur për “BalkanWeb” pas incidentit të ndodhur në Zvezdë të Maliqit, ku në një video shihej duke kapur për krahu një person.

Spaho ka siguruar dhe pamje nga Qendra e Votimit e vendosur në shkollën e fshatit, ku shihen persona të shumtë jashtë saj. Një prej tyre i thotë Spahos “deputet lango”.

“Kanë okupuar shkollën dhe nuk më lejojnë të takoj përfaqësuesit e mi. Mbi 50 banditë kanë bllokuar shkollën. Ata duhet të rrinë 200 m larg qendrës së votimit dhe unë kam të drejtë si deputet të hyj”, deklaroi Spaho.

Spaho ka nxjerrë dhe emrat dhe fytyrat e personave që sipas tij ushtrojnë presion.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: