SKRAPAR

Deputeti Spartak Braho, figurë e njohur në Partinë Sociale është vlerësuar sot me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”.

Këshilli i Bashkisë Skrapar vendosi sot të vlerësojë me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit” deputetin Braho me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”.

Spartak Braho, deputet në Kuvendin e Shqiperisë për 4 Legjislatura, ka përfunduar studimet si gazetar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike. Braho ka edhe titullin “Jurist”, nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1981). Në vitin 1987 ka kryer një Kurs për të drejtën ndërkombëtare tregtare, pranë Ministrisë së Tregtisë së Jashtme.

Prej vitit 1997 deri në 2015 Spartak Braho ka qënë pjesëmarrës në seminare dhe kurse pranë KE-se, USAID, OSBE, GARNISH MUNCHEN, për probleme të përafrimit të legjislacionit për sigurinë kombëtare, reformën zgjedhore, reformën në drejtësi etj. Z. Braho ka një karrierë shumë të gjatë në politike. Ka qënë drejtues i strukturave të PS-se, Tiranë dhe Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb