TIRANË- Votimi i ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri është kthyer në një mollë sherri mes të majtëve dhe të djathtëve. Ndërsa PD e LSI-ja bojkotuan sot seancën duke kërkuar anulimin e votimit të ligjit, pasi e cilësojnë të manipuluar, në qendër të gjithë debatit është vënë deputeti i LSI-së, Robert Bitri, i cili prej kohësh voton si i pavarur.


Ai është fotografuar sot nga LSA-ja bashkë me deputetë e ministra të tjerë, në momentin kur hyjnë e dalin në sallën e Kuvendit. Bitri ecën në drejtim të sallës dhe kokën e mban pas. Nuk dimë nëse pret dikë, por mund të themi që ai është deputeti më i përfolur pas votimit për Teatrin.
WhatsApp Image 2018-07-09 at 13.37.47

WhatsApp Image 2018-07-09 at 13.37.44

deputete, ministra
Sipas PS-së, Bitri votoi gabimisht me kartën e Vangjel Tavos dhe se kjo ngatërresë ndodhi pasi karta ishte ndryshuar nga dy deputetë të LSI-së.
WhatsApp Image 2018-07-09 at 13.38.11 (1)
E deri sa situate të qartësohet, apo vetë Bitri të reagojë, atë e shohim disi të menduar, të paktën në foto.
Bitri, sot
Nga ana tjetër Tom Doshi që i shpëtoi një beteje me drejtësinë, shihet teksa bisedon me Bashkim Finon, e më pas fokusohet tek celulari.
WhatsApp Image 2018-07-09 at 13.38.08

WhatsApp Image 2018-07-09 at 13.38.06

WhatsApp Image 2018-07-09 at 13.37.49
Më në terezi duket ta ketë situatën ministrja Mirela Kumbaro, e cila është fotografuar e qeshur jashtë sallës së Kuvendit.
WhatsApp Image 2018-07-09 at 13.38.01
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: