TIRANË- Është përzgjedhur sot ekipi i kreut të PD-së Lulzim Basha në grupin parlamentar të kësaj force.

Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb”, se përveç kryetarit të grupit dhe nënkryetarit të parlamentit është vendosur edhe zëdhënësja e re.

Bëhet fjalë për deputeten Grida Duma, e cila do të jetë zëdhënëse e grupit të PD-së, ndërsa sekretar Ervin Salianji.

Po kështu është vendosur që nënkryetar grupi për reformat dhe komisionet ad hoc do të jetë Oerd Bylykbashi. Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së vjen një ditë para seancës konstituive të parlamentit të ri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb