TIRANË

Për deputetin e PD, Ervin Salianji zgjatja e afatit të organeve të vettingut nuk është në interes të kryeministrit Rama. Në fjalën e tij në seancë plenare, ku sqaroi qëndrimin e demokratëve dhe votën pro, Salianji tha se Ramës, i intereson që vetingun ta bëjnë KLGj e KLP të kontrolluara prej tij, një process që sic tha me tej ai, PD nuk ka marrë pjesë.

“Organet e vettingut janë votuar me 140 vota nga të gjitha partitë. Nuk thuhet sot se duhet një propagandë për interes të Ramës, ndërkohë që interesi i tij është të mos kalojë.

Deputetë që sot thërrasin me të madhe kanë zgjedhur gjysmën e anëtarëve të vettingut, se sot thonë vota pro është kundër interesit të Shqipërisë. Ndërkohë armik i madh na qenka ambasadat që kanë bërë thirrje të qartë që të votohet pro vetingut, Ku është sot ky reformatori i madh. Vinte e fliste sikur të ishte ky njeriu i rëndësishëm. Dy ministra të tij, sot janë në burg, një kryetar bashkie është në burg, dhjetëra zyrtarë të denoncuar prej nesh presin në radhë. Ca i intereson sot PS e Ramës, i intereson që vetingun ta bëjnë KLGj e KLP të kontrolluara prej tij, ku PD nuk ka marrë pjesë. Kam patur proces vetë, iu kanë thënë do kaloni vetingun, po sot janë të shkarkuar, ka një gjyqtar që nuk e fusin në veting se mendonin se do e shpëtonin me KLGj e KLP.

Mosvotimi i këtij ligji është një akt që shkon vetëm në shërbim të Ramës dhe jep dy mundësi për të folur maxhoranca. Së pari do thonë opozita ishte kundër integrimit, dhe së dyti nëse reforma nuk do ecë mirë do fajësohej opozita. Kjo është interes i PD, sepse interesi i PD është interesi i Shqipërisë. Ne nuk po ia japim këtë shans duke votuar pro, nuk ka të bëjë me Ramën, zero, aty është ONM.

Pasojat e tyre janë edhe sot, dalin në pazar të gjithë të dhënat e qytetarëve shqiptar. Përdonin paratë e bujqësisë, para zgjedhjeve për votën, përdornin bukën e gojës, për t’ju marrë votën. Sepse e përdornin policinë edhe për të mbajtur në monitorim ata që blinin e shisnin vota për këtë maxhorancë, e për të lexuar procesin e dhënies së parave nga PS. Duhet votuar pro për të mos i dhënë asnjë shans ramës për të hequr ONM. Kjo maxhorancë i ka mbyll punët me qytetarët.” u shpreh Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: