Deputeti i opozitës së re parlamentare, Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’. Nga Kryesia e Kuvendit, Maliqi lëshoi një lumë me akuza, ndërsa pohoi se 2019-ta ishte viti më i zi për shqiptarët.

Teksa renditi disa nga problemet që shqetësojnë sot qytetarët, ai tha se Shqipëria po shpopullohet, ndërsa të gjithë duan që të largohen nga vendi. Mes të tjerash Maliqi i cilësoi deputetët ‘dele’ të kryetarëve.

“Mos ardhtë më viti i zi, 2019. Çfarë pamë gjatë 2019? Nuk pamë vetëm varfëri, korrupsion, oligarkë, vrasje, trafiqe, por dhe tragjedi, dhe keqmenaxhim nga qeveria, pamë zgjedhje moniste. Pamë moshapje të negociatave. 2019-ta ishte viti më i zi për Shqipërinë, shpopullim për shqiptaret. Shkollat të mbyllura, po ikin njerëzit. Shqiptarët po gjejnë nga miqtë nga 12 -15 mijë euro që të ikin në Angli. Mijëra shqiptarë mezi presin që të hedhin lotarinë amerikane, duan të ikin. Këtu emërohen njerëz të lidhur me krimin. Çfarë nuk kemi dëgjuar këto ditë, brenda 10- ditëve, 10 vrasje. Vrasje me snajper, grua e vrarë dhe e lidhur me litar. Shteti në gjumë, burgjet të mbushur me të vrarë, krimi lëviz lirshëm. Demokracia e kthyer në diktaturë. Kemi një luftë institucionale e mes presidentit dhe parlamentit. Kemi një reformë në drejtësi false. Kemi një administratë të kapur, nën presion, nën shantazh. Pasi drejtorët e përgjithshëm janë të emëruar nga këta oligarkë. Me këtë sistem të fëlliqur politik, ku deputeti nuk është i popullit, por i kryetarit. Deputetë të kthyer në dele, Po të duan këta sistemin zgjedhor e rregullojnë për një ditë, për një javë. Ku e keni vettingun. Vetting në drejtësi thonë. Edhe policinë po e mbajnë nën presion me vettingun. S’ka asnjë rritje pagash, e as një rritje pensionesh. Buxheti, buxheti i vitit më të zi.”, tha Maliqi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: