Deputetët e LDK, Arben Gashi dhe Kujtim Shala mohojnë sherrin në Kuvend si dhe sulmin fizik të pretenduar ndaj kolegut të LV, Gjysnica.

Sipas Shalës, i cili është dhe akademik përtej deputetit thotë se askush nuk u konfrontua as fizikisht dhe as verbalisht. Ai shprehet i bindur se ngjarja nuk ekziston.

“Askush askënd as fizikisht, as verbalisht. Unë nuk jam kundërpërgjigjur as në sallë. I gjithë rasti nuk ekziston dhe kjo do të dëshmohet. Ambientet e Kuvendit regjistrohen 24 orë dhe dëshmohet e gjithë ajo që ka ngjarë dhe nuk ka të bëjë fare me atë që pretendon Lëvizaj Vetëvendosje”, tha Shala.

Gashi më pas ka zbuluar se në korridor deputeti Gjyshnica i Lëvizjes Vetëvendosje ka shfaqur gjuhë agresive dhe deputetët e LDK u larguan nga aty.

“Ne jemi cu kemi dalë jashtë prej mbledhjes. Në diskutime në korridor deputeti Gjyshinca dhe Pacolli shfaqën gjuhë agresive dhe ne u larguam nga aty. Është mirë që të publikohet videoja që e ka ba vet deputeti Gjyshinca. Është një fluskë që po ngritet nga VV dhe po dëmton qëllimshëm reputacionin e deputetëve të LDK-së”, tha Gashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb