TIRANË

Deputetët e LSI kanë firmosur pas atyre të PD dorëheqjen nga mandati. E para ka qenë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Menjëherë pasi Këshilli Kombëtar i PD votoi unanimisht heqjen dorë nga mandati, deputetët e grupit parlamentar të PD kanë firmosur dorëheqjen.

Pas tyre edhe deputetët e LSI-së kanë nënshkruar dorëzimin e mandatit bashkë me arsyet e vendimit. Konfigurimi aktual i parlamentit është: PS: 74 mandate; PD: 43 mandate; LSI: 19 mandate
PDIU: 3 mandate; PSD: 1 mandat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb