TIRANË- Partia Demokratike i bën thirrje Presidentit të Republikës Ilir Meta të mos i hapë rrugë ligjit që lejon prishjen e teatrit. Dy deputetet Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi kanë qenë sot tek Teatri Kombëtar për të firmosur peticionin me të cilit kërkohet kthimi i ligjit nga Presidenti.

Vokshi tha se ky është një ligj mafioz, një akt antikushtetues. Sipas saj, kryeministrit nuk i intereson as arti dhe as kultura.

vokshi222

“Iu bëj thirrje autoriteteve më të larta për të mos lejuar miratimin e një ligji mafioz që është një akt kriminal antikushtetues. Ardhja jonë për të firmosur këtë peticion tregon që PD është e angazhuar për të përdorur çdo mjet për t’i thënë ndal këtij akti kriminal që shkatërron një nga godinat më të vjetra, historike. Edi Ramës nuk i intereson fare as arti e as kultura. Nuk ka të bëjë me teatër të ri. I bëjmë thirrje presidentit Ilir Meta të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues. Ftoj qytetarët të bëhemi bashkë. Ne do vazhdojmë rezistencën tonë në komisione. Do vazhdojmë t’i kërkojmë qeverisë që ta kthejë mbrapsht këtë projekt ligj. Nuk duhet lejuar asnjë projektligj që përmban shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. I kemi dërguar letra sensibilizimi edhe institucioneve ndërkombëtare për të ndalur shkatërrimin e monumenteve të kulturës”, tha Vokshi.

DEKLARATA E PLOTË E VOKSHIT
Unë sot kam ardhur me kolegen time Dhurata Çupi për t’ju përgjigjur thirrjes së artistëve për të firmosur peticionin që u bën thirrje autoriteteve më të larta të vendit për të mos lejuar miratimin e një projekligji mafioz, i cili është një akt kriminal, antikushtetues. Ardhja e deputetëve për të firmosur këtë petizion tregon që PD është seriozisht e angauar për të përdorur çdo mjet e mënyrë për ti thënë ndal këtij akti kriminal dhe antikushtetues i cili shkatërron njërin prej godinave më të vjetra historike të kryeqytetit, një godinë që përmban vlera historike, arkitektonike, kulturore, por sikundër ju e keni tashmë të qartë të gjithë, Edi Ramës nuk i intereson më as arti, as kultura, dhe nuk ka të bëjë me teatër të ri por ka të bëjë me kullëzim. Atij i intereson të shembë teatrin pavarësisht se është pjesë e historisë dhe trashëgimisë kulturore të Tiranës dhe kombit, për të ngritur në territorin që i përket teatrit, kulla.

Dje ne kemi publikuar edhe vërtetimin hipotekor që pjesë e territorit të Teatrit Kombëtar, janë 5 522 metra katrorë, duke i shtuar këtu edhe pjesën e tokës publike që i përket bashkisë, që në total janë rreth 8 mijë metra katrorë të cilat Edi rama me këtë akt antiligjor, antikushtetues dhe për të mos thënë të pamoralshëm do tia japë kompanisë Fusha për të ngritur 6 kulla të larta, 3 prej të cilave janë në territorin që i përket teatrit kombëtar, dhe nxjerr zbuluar edhe mashtrimin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që nuk do preket asnjë centimetër i sipërfaqes që i takon Teatrit Kombëtar.

Duke firmosur këtë peticion, ne si parti Demokratike por edhe si qytetarë i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës z Ilir meta të mos i hapë rrugë këtij akti antikueshtetues që grabit shqiptarët dhe pasuron më tej Ramën dhe sekserin e tij Erion Veliaj për tu pasuruar më tej me para të krimit, drogës dhe korrupsionit. Pastrimi i parave në Shqipëri është kthyer nga Edi Rama në sistem dhe kapja e 3.4 milionë eurove në Toyota Yaris me garant kryetarin e grupit parlamentar të PS Taulant Ballën e vërteton këtë. Ndaj duke pasur parasysh që vendin Rama e ka lënë pa Gjykatë Kushtetuese ku asnjëri prej nesh nuk mund të godasë këtë akt antikushtetues, për ta penguar të paktën në një Gjykatë Kushtetuese për të kërkuar të drejtat tona, për të mos an vjedhur në mes të Tiranës toka publike, e për ti dhënë falas kompanisë private dhe përfitime marramendësi Edi Ramës me minimum 205 milionë euro, pra e gjitha tregon se Rama ka bërë puç kushtetues dhe që këtu drejtësia nuk funskionon.

Unë u bëj thirrje edhe deputetëve të tjerë të vijnë e ta firmosin. Deputetët e tjerë të PD do të jenë sot gjatë gjithë ditës sot, nesër dhe çdo ditë në vijim për ta firmosur me dëshirën e tyre por i bëj thirrje edhe deputetëve të PS që të vijnë e ta firmosin peticionin sepse kjo është një çështje që nuk i përket një partie politike. Kjo është një çështje që është përtej kufinjve politikë dhe na takon të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Tiranës por edhe të Shqipërisë. Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me artin dhe kulturën pork a të bëjë me kullëzimin.

Ndaj të gjithë duhet të bëhemi bashkë. Të gjithë qytetarët, të majtë e të djathtë, pa bindje politike, të bëhemi bashkë për të mbrojtur kryeqytetin, për ta mbrojtur Tiranën që të mos kullëzohet më tej me para të drogës, krimit dhe korrupsionit. U bëj thirrje qytetarëve q ëtë bashkohen me rezistencën e artistëve, të shoqërisë civile, të arkitektëve, për tu bërë barrikadë njerëzore për ti thënë ndal këtij akti vandal, për ti thënë nda një kryeministri barbar, i cili në gërmadhat e Teatrit Kombëtar do të ngrejë kulla për të pasteruar para të krimit, drogës dhe korrupsionit. Të bëhemi bashkë sepse kjo është një çështje kombëtare. ​

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb