TIRANE– Në situatë e pazakontë është krijuar në sallën e seancave plenare ditën e sotme. Gjatë kohës kur deputetët e PS votonin Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese me ngjyrë në drejtim të kryeministrit Rama.

Nga pamjet direkte nga seanca dhe fotot nga Kuvendi, duket se situata brenda sallës është e tensionuar.

Teksa vijonte hedhja e tymuese drejt foltores së Kuvendit dhe kryeministrit, punonjësit e Gardës i janë afruar Ramës dhe kryeparlamentarit Ruçi për t’i mbrojtur me çadër.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb