Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit për kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Beccheti”.

Rama sqaroi pse mazhoranca nuk pranon ngritjen e këtij komisioni, duke thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për ta dëmshpërblyer biznesmenin italian nga qeveria shqiptare është konfidencial.

Diskutimi është shoqëruar me debate, teksa deputetët demokratë i kanë ndërhyrë Ramës nga vendi. Ndërsa vetë kryeministri iu është kthyer me ironi, duke iu thënë se do votojë pro, që ata të flasin jo 10 minuta, po gjithë javës.

Rama: Mund të ma tregoni vendimin për Becchetin, vendimin me të cilin ju jeni njohur.
Ndërhyn Bardhi.
Rama: Të mbaroj. Prit të mbaroj. Nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim nga Gjykata përkatëse, madje kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale. Vendimi i cituar i referohet një vendimi konfidencial, jo sipas meje apo nesh, por sipas vetë gjykatës. Tani, se si në prill 2021 u njoh opinioni, me një vendim që mbulohet nga konfidencialiteti jo i qeverisë shqiptare, por konfidencialiteti i akorduar nga Gjykata Ndërkombëtare, këtë e dini ju. Nuk e them për të trembur, por e them pse nuk bëhet ky komision. Prandaj, ju në radhë të parë, në kërkesën tuaj nuk shpjegoni burimin zyrtar publik. Ku është? Burimi zyrtar publik është gjykata. Kërkesa juaj thotë se është e qartë që Shqipëria tani do paguajë.

Ndërhyjnë deputetët e PD
Rama: Tani, të dilni ju këtu, e të pretendoni të korrektoni fjalët që them unë, ndërkohë që zotëria është autokontroll dhe askush nga ne nuk pretendon t’i bëjë thirrje të kontrollohet, tani më lini të mbaroj. Sa keni folur ju, unë habitem pse e keni këtë problem. Unë jam i gatshëm të votoj bashkë me ju, që ju të flisni sa të doni, gjithë javën. Unë jam votë me ju, të flisni sa të doni, jo 10 minuta, po gjithë javën, të krijoni këtu dhe një shtëpi të dytë, para se të vijë foltorja te shtëpia e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb