TIRANE

Ka nisur me betimin e 7 deputetëve të rinj të opozitës seanca e sotme plenare në Kuvend.

Deputetët e betuar janë; Elda Hoti nga radhët e LSI-së e cila zë në Kuve vendin e Viktor Tushajt, , Erdiola Braha e cila merr vendin e lënë nga Vangjel Tavo nga LSI pas djegies së mandatit, gjithashtu nga radhët e LSI-së është betuar sot Edlira Hyseni e cila ka zëvendësuar në seancë Nora Malajn.

Ndërsa  nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi në vend të Astrit Veliajt, Majlinda Halilaj e cila merr vendin e lënë nga Gent Strazimiri si edhe Ligoraq Karamelo i cili plotëson vakancën e krijuar nga djegie e mandatit nga ish-deputeti Klevis Balliu.

Me betimet sot, numri i deputetëve të rinj të opozitës në Kuvend shkon në 11. Në seancën e kaluar bënë betimin Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushi dhe Enver Roshi, të cilët vijnë nga listat e LSI-së.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb