Data 9 shtator pritet të jetë dita e mbledhjes së Kuvendit të ri që ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë deputetët pritet t’i kthehen jetës parlamentare pas 2 muajsh shkëputje.

Javën e ardhshme prite të mbahet një mbledhje e Konferencës së kryetarëve për të miratuar programin e punës së Kuvendit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se të enjten e ardhshme prite të mbahet seancë parlamentare.

Kuvendi duhet të vijojë punimet deri më 8 korrik, në Kushtetutë sqarohet se nuk mund të shqyrtojë ligje 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe nisjen e legjislaturës së re, që pritet të jetë 8 shtatori.

Deri më 8 shtator zgjat mandati i deputetëve të legjislaturës aktuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb