Edhe pse japonezët njihen për një maturi dhe ftohtësi, gjaku u është ndezu në parlament. Këto pamje tregojnë momentet kur në parlamentin japonez shpërthen një sherr masiv mes deputetëve, por ajo q ëbëri habi ishte se, kryeministri Shinzo Abe mbyll sytë përballë këtij kaosi dhe dremit.

Deputetët po diskutojnë një projektligj për sigurinë, që parashikon për herë të parë që Japonia mund të dërgojë trupa jashtë vendit, nëse cenohet siguria e aleatëve.

Disa deputetët dhe mijëra qytetarë që dolën në protestë thonë se ky projektligj cënon natyrën paqësore të Japonisë. Ata që ishin kundër u grindën keq derisa sherri mori përmasa fizike.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: