TIRANE – Këshilltari i presidentit Nishani, gjeneral Piro Ahmetaj i përgjigjet deputetit të LSI-së, Spartak Braho, pas letrës që ai në funksionin e kreut të Komisionit të Sigurisë kërkoi nga ministrja Kodheli marrjen e masave ligjore ndaj gjeneralit.

Braho, reagoi pas një postimi të bërë nga gjeneral Ahmetaj, i cili përdori fjalë fyese ndaj deputetëve të majtë, duke i quajtur perversë e qelbësira.

Ahmetaj sqaron qëndrimin e tij dhe i përgjigjet Brahos më një opinion botuar sot në gazetën “Panorama” Përgjigja e Ahmetajt për Brahon Dhe faktet janë “ulëritëse”, kështu KS: drejtohet nga një ish-hetues “me përvojë” dhe sekretar, ish-drejtues dege i Sigurimit kriminal të Shtetit deri në ‘92; ka në përbërje një deputet të akuzuar për prostitucion; një tjetër për vrasës, një trafikant që egërsisht qëllon si “bandit” në Kuvend kolegun; deputeti subjekt/Prenga, dhe disa të tjerë, që në opinionin tim, përveç “devotshmërisë partiake”, nga vizioni kanë demonstruar se janë nën nivelin e anëtareve të “byrosë politike” të kohës së Lenka Çukos dhe bllokmenëve të rrjedhur, që OSBE-në e konsideronin sikur të ishte njeri me frymë!

Në eksperiencën time, një pjesë kaq të frikshme të KS Kombëtare nuk e gjej në asnjë vend të NATO¬s, dhe jo vetëm, përveç Rusisë së Putinit, Bjellorusisë, dhe Koresë së Veriut. Në këtë këndvështrim, kam ndarë shqetësimin jo vetëm për përbërjen, por edhe përgjegjësinë e këtij Komisioni për: deformimin e balancave të pushteteve; mungesën e konsensusit në votimin e paketës ligjore (rreth 72/140); shpërdorimin propagandistik të pronave/infrastrukturave; arrogancën dhe gjendjen e solidaritetit&kohezionit në FA, dhe renditjen “në fundin e listës së NATO¬s për përmbushjen e angazhimeve me buxhet (0.84% GDP);, dhe jo vetëm”. Nuk gjej histori krenarie këtu. Siç mundet të lexohet “paoshilacione”, dhe pa shpalosur dekorata dhe certifikata jorelevante, nuk kam përmendur as emra, as parti, pavarësisht se secili është vetë¬ akomoduar në “vendin e vet”, p.sh, me që ra fjala, sekretarin e KS nuk e kam cilësuar kurrkund “bandit!?”.

Meqë jemi këtu, nuk mundet ta lë pa përmendur se profesionalisht ndihem tërësisht “i zhgënjyer”, nga pjesa tjetër e KS, që për “mungesë vizioni”, apo për të “kapitalizuar rehatinë”, ose kanë bërë oponencë fare të “mekur”, për të mos thënë i ka “bërë fresk” kësaj statuskoje/përbërje dhe këtyre produkteve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: