Tensione në hyrje të Kuvendit. Disa prej deputetëve të opozitës të përjashtuar, nuk lejohet të futen brenda në Parlament.

Deputeti Luçiano Boçi nuk i ka kursyer ironitë duke u shprehur se kërkon të jetë i pranishëm në seancë për të parë Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Ndër të tjera deputeti Boçi teksa lexoi në hyrje të Kuvendit, ligjin, sqaroi se nuk pengohet për të hyrë në sallë, por për të mos folur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Është masë disiplinore, dhe jo ushtarake. Ndaj duhet të jemi në Kuvend. Nëse unë shkel procedurën, ka dënim tjetër, të japin një dënim tjetër 10 ditor. Askush se thotë që nuk lejohemi që të mos futemi në Kuvend”, tha ai.

Luçiano Boçi: Jam me mandat çfarë është kjo punë. Më prek , mos më prek.

Vokshi: Keni sjellë 20 veta këtu!

Boçi: Kam qejf të dëgjoj Lindita Nikollën. Më ka marrë malli, ta dëgjoj, ta shoh mo vlla.

Vokshi: “S’jemi kriminelë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: