Anëtarësia e PD-së do të ketë fuqi të plotë në zgjedhjen e përfaqësuesve demokratë në parlament dhe në pushtetin lokal. Një grup pune nga Partia Konservatore Britanike po ndihmon PD-në në modernizimin e saj, duke nisur me modelin e ri të përzgjedhjes së kandidatëve.

PD është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia. Për këtë qëllim, janë prej tri ditësh në selinë e PD-së Davis Jones, kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish-kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike, duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, Partia Demokratike ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tri faza kyçe: “Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në: Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb