Kryeministri Edi Rama i uron shërim të shpejtë kreut të Ballit Kombëtart, deputetit Adriatik Alimadhi, i cili doli pozitiv me koronavirus.

Kryeministri Rama shkruan në “Twitter” se i mirëkupton fjalët e tepërta të deputetit Alimadhi, në kushtet në të cilat ndodhet, ndërsa i lutet që të ndjekë këshillat e mjekëve.

“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb