Deputeti austriak Reinhold Lopatka i ka përcjellë përshëndetjen e kryeministrit Sebastian Kurtz për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

Në forumin online ”Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, Lopatka i ka uruar Bashës më të mirën në zgjedhjeet e 25 prillit.

Sipas tij, BE është e paplotë pa Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

PJESË NGA FJALA E DEPUTETIT AUSTRIAK
Në emër të kryeministrit austriak Sebastian Kurtz, deputeti Reinhold Lopatka tha: Faleminderit! I nderuar kryetar Lulzim Basha, së pari do të doja të sillja pershendetjet nga Sebastian Kurtz.

Fatkeqësisht ai nuk mund të jetë sot i pranishëm. Por ai i uron të gjitha të mirat partisë dhe kryetarit Lulzim Basha në javët në vijim dhe punën e tij për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar që kërkon më shumë, mundësi më të mira, ecuri më të mirë, perspektiva më të mira për të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Faleminderit për këtë takim ku do te diskutojme për perspektiven europiane të Shqipërisë. Ju e dini që Austria gjithmonë ka qenë në favor të anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria. Bashkimi Europian do të mbetet i paplotë pa Ballkanin perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë. Me një shërbim të gjatë në parlamentin Australian dhe anëtar i partisë së njerëzve, mund t’ju siguroj se Austria është e vendosur të vazhdojë të kontribuojë në Shqipëri dhe në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj i uroj zotit Basha dhe partisë së tij më të mirën në këto zgjedhje, në javët në vazhdim dhe padyshim më të mirën për 25 Prillin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb