TIRANE- “Rama korri atë që mbolli”. Kështë e quan deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, vendimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë në qershor 2019.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Balliu thotë se ky është një lajm i zi për shqiptarët.

POSTIMI I PLOTE
RAMA KORRI ATË QË MBOLLI.
LAJM I ZI PËR SHQIPTARËT.

Fatal dhe dramatik vendimi i Brukselit. BE i thotë JO hapjes së negociatave të Shqipërisë duke e shtyrë edhe me një vit këtë vendim.
FAJTORI I VETËM ËSHTË RAMA.
-Qeveris me bandat
-Bashkëpunon me krimin
-Garanton narkotrafikun
-Mban në liri Tahirin, Xhafën, Rroshin, Markun e gjithë shpurën e krimit në qeverisje.

Ky vendim hidhëron shqiptarët, opozitën por i vetmi njeri që dëshironte dështimin e këtij procesi sot është i lumtur. Edi Rama nuk donte integrimin, pasi nuk do të mund të vazhdonte qeverisjen me krimin.

Me Edvin Kristaq Ramën nuk ka integrim.

Sot Rama, duhet të dorëzojë mandatin e Kryeministrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb