Familja Fino ka shprehur falënderime për ngushëllimet që kanë ardhur në adresë për tyre për ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre, Bashkim Fino.

Përmes një njoftimi, familja bën me dije se pret ngushëllime ditën e nesërme deri të enjten, në 1 prill, nga ora 10:00 e paradites deri në 13:00 dhe pasdite nga ora 17:00-19:00.

“Pritja për njeriun tonë të dashur për të shprehur ngushëllimet do të mbahet në hotel Sheraton nga e marta 30 Mars deri të enjten 01 Prill, paradite 10:00-13:00 dhe mbas dite 17:00-19:00”, thuhet në njoftimin e familjes Fino.

Kujtojmë se deputeti i PS-së, Bashkim Fino u ndaj nga jeta mëngjesin e sotëm pas një betejë të gjatë me Covidin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: