Deputeti i opozitës, Halit Valteri, sulmoi kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për nisjen e seancës plenare me një orë vonesë, duke thënë se ai është Kuvendi i Shqipërisë dhe jo selia e PS.

Mes të tjerash, deputeti Valteri bëri dhe një akuzë të fortë ndaj socialistëve, që u bënë shkak për nisjen e seancës me vonesë, pasi u mblodhën për të shqyrtuar propozimin e Presidentit Ilir Meta për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Deputeti Valteri: Ky është Kuvendi i Shqipërisë dhe jo selia e PS. Seanca ka filluar në 11:00, ndërkohë që duhet të niste në 10:00. Nëse këta nuk kanë kohë të mblidhen 2 orë para për pazarin që po bëni me Metën për t’i dhënë KLSH-në nuk është faji ynë apo i shqiptarëve. Ju për një minutë i hiqni fjalën deputeteve dhe një orë dhunohet Kuvendi se ka mbledhje PS-ja, në emër të grupit ju kërkojmë të mos përsëriten më këto situata.

Ruçi: Shqetësimi juaj është i drejtë. E thashë në fillim të seancës se nuk do të ndodhë më. Nuk do të përsëritet më.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb