Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e ka cilësuar si të pa pranueshme urimin e bërë nga deputeti Bujar Çela, në Komisionin e Ligjeve.

Ajo tha se regjimi i ish-diktatorit Enver Hoxha është një regjim që shqiptarët e larguan me dhunë dhe sipas saj, është e pa pranueshme që të urohet me simbole të tij në një ditë feste siç ishte ajo e Pavarësisë.

“Patjetër që PD ka qenë pjesë e Këshillit të Legjislacionit, gjithçka është diskutuar aty. Vendimmarrja është diskutuar aty, pyetjet janë diskutuar aty. Pyetja ka qenë a janë në një linjë me BE kërkesat për të zgjatur kohën e organeve të vettingut. Ata kanë zgjedhur të refuzojnë, por mbledhjet e komisionit kanë qenë transparente, sepse kanë qenë live.

Sa i përket asaj që ju përmendët, regjimi i Enver Hoxhës ka qenë një regjim që e kemi hequr me dhunë. Ka një kërkesë për rastin në fjalë dhe me rastin më të parë do të shqyrtohet, pavarësisht se si ndodhi, është e pa pranueshme që një deputet i Kuvendit të përdorë të tilla situata në një ditë feste siç ishte ajo e Pavarësisë”, tha Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb