Teksa pedagogu Mark Marku po deklaronte në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se pas një viti nuk do të flitet më për opozitën parlamentare, pasi sipas tij, janë totalisht në shërbim të Ramës, deputeti Lefter Maliqi i shkruan live mesazh drejtueses së emisionit, Nisida Tufa, duke i thënë se ai nuk e ka për të, pasi do vijojë të jetë në Kuvend.

Në përgjigje të këtij mesazhi, Marku tha se Maliqi dhe disa deputetë të tjerë kanë bërë opozitën e vërtetë në Kuvend, ndaj dhe duhen diferencuar.

Gazetarja: Maliqi sjell një mesazh dhe thotë se nuk besoj se e ka me mua, se do jem deputet dhe për disa vite…
Marku: Ai ka mbajtur qëndrim, ashtu si dhe kryetarja e Komisionit të Medias, kanë bërë opozitë reale. Duhen diferencuar. Edhe z. Maliqi, edhe znj. Dhimitri kanë bërë oponencë kundër thuajse cdo aksioni të mazhorancës. Edhe kur pjesa tjetër e opozitës deshi të bënte marrëveshje me Ramën, këta dolën kundër, duke thënë se janë për marrëveshjen e 5 qershorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb