Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, pati debate të ashpra mes Fatos Lubonjës dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Lubonja i kërkoi llogari në lidhje me votën e deputetit demokrat pro ndërtimit të aeroportit të Vlorës, çështje të cilën vetë PD e ka quajtur aferë korruptive, shkruan BalkanWeb

Fatos Lubonja: Populli ka punën e vet duhet të dali, kjo është e vërtetë. Por do ta lidh këtë përgjigje me opozitën, se duam s’duam ne ky është populli ynë. Po të shikosh të kaluarën e PD, po edhe PS, të dy kanë punuar për oligarkinë. Këtë stil kanë pasur këta. I thonë oligarkëve, hajde me mua fut disa para te unë, se unë do të jap leje ndërtimi e tendera kur të jem në qeveri. Prandaj janë njësoj këto parti. Këto politika PD i ka bërë gjithandej në të kaluarën. Ju jeni një parti oligarkësh. Njeriu që kishit i pari në listë në Vlorë, është oligark dhe votoi për aeroportin që ju thoni është korrupsion. Ju thoni që erdhi Rama e i mori këta e ndërtoi këtë të keqe. Ky sistem i ndërtuar nëpërmjet përdorimit të oligarkëve, ky sistem mashtrimi, ka qenë edhe në kohën e PD. Puna është si të heqim këtë sistem,

Basha: Në kohën tonë s’ka pasur oligark, s’ka pasur në PD.

Lubonja:Ata kanë hyrë për bizneset e tyre në parlament jo për popullin. Ideja që kam unë sot, është ça po bën ti që të mund të më ndalojë këtë pastrim para droge në këtë terror urban,po me sa shoh unë, nuk ka as opozitën e asaj partisë tjetër që keni ju, LSI-së, por as juve s’po ju shoh.

Basha: Turp të të vijë, mashtron, gënjen të të vijë turp. Pse mor se është i pasur ai është , Agron Shehaj  i ka bërë ato lekë në punë të ndershme. Dhe ai ka shkuar aty për të dhënë, dhe jo për të marrë. Votova pro aeroportin kundër aferës korruptive. Mendova që vota ishte në parim, dhe jo një votë në komision për të. Incineratorët i kam denoncuar unë i pari në Kuvend, faktin që janë në pronësi të një personi. Ju akoma thoni sa keq po na qeveris opozita, por këtu problemi është Edi Rama, bashkëqeveris me krimin, nuk ka asnjë të përbashkët me ne. Në aferën e incineratorëve, shqiptarëve i merren qindra miliona euro. E kam denoncuar unë projektin e ndërtimeve korruptive  se shërbejnë për pastrimin e parave të drogës. Ne patëm vizion ekonomik real, rritëm pagat. Mos bëni sikur ranë nga qielli apo sikur i ka bërë Edi Rama këto.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: