Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka akuzuar maxhorancën se po censuron Kuvendin, për të diskutuar mbi atë çka po ndodh në Ukrainë. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Shehu thekson se Kuvendi është pjesë e ‘territ’ informativ, që Rusia kërkon të krijojë ndaj agresionit.

Sipas Shehut, Kuvendi u mjaftua vetëm me një rezolutë gjysmake.

REAGIMI I SHEHUT
Kuvendi i Shqiperise, pjese e ‘territ’ informativ, qe Rusia kerkon te krijoje ndaj agresionit.
Strategjia informative e Rusise eshte qe lajmet per Ukrainen te kalojne gradualisht nga „faqja e pare ne te dyten, te treten…“ deri sa ai agresion i tipit nazi-fashist te mund te vazhdoje i mjegulluar!
Kesaj taktike po i kundervihet e gjithe bota demokratike.
Duke filluar kjo nga deklaratat e admirueshme te Presidentit Biden, te liderve te tjere boterore.
Te debateve e vazhdueshme ne parlamentet e mediat demokratike kudo ne Bote.
Vetem ne Shqiperi heshtet…ne fakt me keq!
Maxhoranca parlamentare, por dhe me ndonje komplisitet me te gjere, ka vendosur Parlamentin nen censure…duke reflektur kjo edhe mbi ambjentet mediatike.
Asnje fjale nuk lejohet ne seance plenare per cfare po ndodh ne Ukraine, krimet monstruoze qe po kryhen atje.
Cdo gje kerkohet te konsiderohet e mbyllur me miratimin e asaj Rezolute gjysmake te paraqitur nga ajo maxhorance, asgje me shume!!
Vecanerisht nuk lejohet te diskutohet, debatohet e konkludohet per pasojat e rrezikeshme te atij agresioni ne Rajonin tone.
Per problemet e rreziqet qe na sjell roli i Serbise ne kete kontekst, si i vetmi vend ne Europe (pervec Bjellorusise), te kthyer ne nje „kordon umbilikal“ per Rusine.
Prandaj nuk u votua ne Konferencen e Kryetareve qe te vendoset ne rend te dites Mocioni me rezolute i yni per kete ceshtje, duke u mbeshtetur aty vetem nga Z. Mediu!
U urdheruan me tej dhe deputetet e maxhorances nepermjet Kryetares se Komisionit te Jashtem, qe te votonin kunder hapjes se atij debati ne plenare!
Frike e madhe e maxhorances nga nje debat i tille, aq sa keshtu ne kundershtim te plote edhe me Regulloren u censurua ai diskutim ne seance.
Ne nje kohe qe dhe vete Komisioni i Jashtem eshte i paralizuar, duke diskutuar vetem ndonje mareveshje per „krimbat e detit“, pa krjuar asnje mundesi diskutimesh te verteta politike aty.
Po keshtu nje tjeter Rezolute per Kosoven, qe mori „driten jeshile“ nga ajo konference, me tej u zhduk nga rendi i dites ne menyre misteroze; si per cudi edhe autoret e saj po heshtin per kete!
Pra qartesisht ketu kemi te bejme me nje strategji te maxhorances per te evituar cdo diskutim ne Kuvend dhe ne Komisionin e Jashtem mbi agresionin rus ne Ukraine, rreziqet e medha te tij per paqen e demokracine ne terresi, per Rajonin tone e Kosoven ne vecanti.
Strategji kjo qe bie ndesh me interesat tona si vend si komb e si Rajon, hapesira ku ne duhet e mund te kemi nje rol aktv.
Strategji kjo qe fatkeqesisht bie ndesh dhe me strategjine e Botes demokratike e interesat e paqes e stabilitetit ne terresi.
Strategji kjo qe cuditshem sinkronizon me ate te agresorit rus, por dhe te Serbise, e cila se fundmi po i shton fort „dozat“ e saj ne mbeshtetje te Rusise.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: