Ish-ministri dhe deputet i Bundestagut, Christian Schmidt, reagon ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Deputeti gjerman thekson se ky është një akt trishtues dhe shembja e tij me ngut shtron shumë pikëpyetje.

“Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do te doja te kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të antarsimit në BE. Procedura administrative dhe ligjore e perdorur për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikepyetje.

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket. Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi #Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të”, thekson deputeti Schmidt.

Christian Schmidt është raporter i grupit parlamentar #CDUCSU për vendet e Ballkanit Perëndimor 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇰🇲🇪🇷🇸 në Komitetin për Punë të Jashtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb