Deputeti i PS, Alket Hyseni, foli në foltoren e Kuvendit për investimet e bëra nga qeveria, që sipas tij, kanë rëndësi primare ekonomike.

Sipas deputetit Hyseni, në pranverën e ardhshme do të jetë gati edhe shëtitorja e Sarandës, duke bërë që sezoni turistik të jetë më i mirë vitin tjetër.

“Projekti në lumin e Vlorës nisi për 72 milionë dhe në total është mbi 80 milionë. Banorët që do të shkojnë në rivierën shqiptare nuk do të ketë vetëm një aks, por tani do të kenë një mundësi të dytë për të shkuar shumë shpejt në Qeparo, Sarandë, etj. Ky aks ka rëndësi primare ekonomike, është një nga akset me fizibilitet të shkëlqyer. Ata njerëz që kanë sy për të parë e mendjen për të gjykuar e dinë se veprat flasin vetë.

Jam i bindur se në pranverën e ardhshme do të kalojmë shkurt nga rruga e re, për të dalë në Qeparo. Tani po ndërtohet dhe shëtitorja e bukur e Sarandës, që besoj do të mbyllet në pranverë dhe uroj të kemi një sezon turistik më të mirë vitin tjetër. Gjithashtu, ishte një shteg i vështirë pjesa që lidh Qeparonë me Tepelenën dhe tani nuk do të jetë më. Do të vazhdojë një vepër tjetër e madhe në Vlorë, për vazhdimin e Lungomares”, tha Hyseni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb