Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Artan Grubi shpreh optimizëm për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit me Greqinë dhe për perspektivën e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Grubi kritikoi VMRO-DPMNE-në për pengesat për ligjin e gjuhëve, ndërsa përsa i takon përçarjeve mes partive shqiptare, bëri thirrje për pragmatizëm në strategjitë politike për rritjen e përfaqësimit në parlament.

Grubi ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, dhe do zhvillojë takime lidhur me çështjen e emrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb