Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kërkuar nga gjithë deputetët e Kuvendit që t’i thonë “PO” rezolutës për të pagjeturit. Madje, Haradinaj ka propozuar që familjet e kësaj kategorie të kenë edhe një ndihmesë shtesë financiare.

“… kisha kërkuar që ta riamandamentojmë ligjin sepse familjet e të zhdukurve kanë problem financiar. Por të paktën institucionet t’i trajtojnë në mënyrë meritore e mos të kenë plagë shtesë edhe në atë ekonomike”, ka thënë ai.

Haradinaj i është drejtuar partive opozitare që të jenë më sy hapur sa i përket çështjes në fjalë. Sipas tij, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë këtë vit. “Kthejeni gishtin aty ku është përgjegjësia, shkruan express. Duhet të nxirren kushte në bisedimet me Serbinë, nuk duhet mu ndal deri në fund, deri te qytetari i fundit i zhdukur, pavarësisht etnie. Sivjet s’ka zgjedhje, mos i jepni zor”, është shprehur deputeti i AAK-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: