KOSOVA

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli një nga politikanët kosovarë që u infektua me COVID-19 është shëruar tashmë.

Avdyli shkruan se sot do të jetë i pranishëm në seancë plenare pasi dje rezultoi negative në testin për COVID-19 pas 3 javësh izolim

Madje Avdyli nesër do të jetë në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë kurse nga e shtuna do të rifillojë punën me pacientët e tij në Prizren pasi si profesion përveç deputetit është dhe neurokirurg.

 

STATUSI NGA HAXHI AVDYLI

Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim.

Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës.

Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb