KOSOVE– Deputeti i Listës Serbe, Zoran Mojsilovic është shprehur kundër çështjes së votimit në Komision Parlamentar të projektligjeve që i ndryshon mandatin ushtarak Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por pavarësisht kësaj në fjalimin e tij të dhënë sot pas votimit ai ka thënë se po shihet shumë qartë që FSK-ja po bëhet ushtri.

”Projektligjet e sotme, për transformimin e FSK-së në ushtri autorizojnë çdo gjë vetëm ka mbet emri t’i ndërrohet. Po shihet shumë qartë se me këto projektligje Kosova po bëhet me ushtri, pavarësisht se nuk po i ndërrohet emri”, është shprehur ai, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar. Më tej ai ka thënë se është befasuar pasi sipas tij ky veprim ishte në kundërshtim me sygjerimet nga NATO. Vetëm KFOR-i është i pranueshëm, nuk i përkrah këto ligje”- përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb