PRISHTINE- Për Listën Serbe prioritet është formim i i Asociacionit të Komunave serbe (AKS) në Kosovë e jo çështja e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, thotë deputeti në Kuvendin e Kosovë Igor Simiç, i cili shton se kjo çështje duhet të zgjidhet në të ardhmen.

Ai ka theksuar se demarkacioni është me rëndësi për shqiptarët e Kosovës, por për serbët në Kosovë shumë më i rëndësishëm është formimi i AKS-së dhe avancimi i pozitës së serbëve në Kosovë.

“Ne po presim qe 1.767 ditë AKS-në përmbushjen e pikave të tjera nga marrëveshja e koalicionit në mënyrë që ta avancojmë jetën e serbëve në Kosovë. Për këto Lista Serbe dëshiron të flasë, e pastaj një herë në ren dite do të vijë demarkacioni”, ka thënë Simiç, sipas “rts”.

Ai ka thënë se për votim shqiptarët e kanë shumicën e duhur në Kuvend.

“Kjo çështje nuk kërkon përkrahjen e shumicës së dy të tretave të komuniteteve jo shumicë, të deputetëve që vijnë nga bashkësitë serbe, rome e turke. Te shqiptarët ka mjaft vota që të zgjidhet kjo çështje. Ajo që ata e duan është pjesëmarrja e serbëve sepse kështu dëshirojnë ta manifestojnë karakterin shumetnik të këtij vendimi”, thotë ai.

Siç thekson Simiç, kjo çështje duhet rregulluar në të ardhmen e jo tani dhe se pikë së pari duhet themeluar AKS-në e pastaj të gjitha të tjerat.

Kur bëhet fjalë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, Simiç ka thënë se në Kosovës, sipas rezolutës 1244, KFOR është e vetmja forcë legjitime e armatosur dhe se kështu do të mbetet.

“Qëndrimi i Listës Serbe nuk do të ndryshojë, ne jemi absolutisht kundër Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë ai.

I pyetur për vazhdimin e dialogut të paralajmëruar për 26 shkurt në Bruksel, ai ka thënë se dialogu nuk ka alternativë, por në të duhet qasje e sinqertë nga dy palët.

“Beogradi dëshiron kompromis që do të mundësonte jetë normale dhe paqe të qëndrueshme, e te pala tjetër mungon sinqeriteti dhe dëshira për t’i zbatuar marrëveshjet e pastaj edhe qasja e sinqertë për zgjidhje të përhershme të çështjes”, ka përfunduar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb