Deputeti i LSI Endrit Braimllari ka publikuar mesazhe që sipas tij kanë mbërritur në telefonat e punonjësve të administratës në Jug të vendit. Bëhet fjalë për mesazhe ku iu kërkohet të jenë të pranishëm nesër në takimin e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, ndërkohë që kërkohet përgjegjësi nga çdonjeri.

Kjo thirrje vjen në kohën kur opozita nesër do të zhvillojë një protestë të madhe në kryeqytet.

STATUSI I BRAIMLLARIT
Shikoni Terrorin që i bën Edi Rama administratës së Jugut për të marrë pjesë në antimitingun në Vlorë. Qytetarët ta refuzojnë ketë Kryeministër antikombëtar që mjetin e vetëm për të mbajtur pushtetin ka presionin dhe terrorin me bukën e gojës së qytetarëve.
Të gjithë më 16 Shkurt, ora 11, në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” ?

Braimllari
Braimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb