PODGORICE-Deputeti i Malit të Zi, Nebojsa Medojeviq, ka lëshuar deklarata të pazakonta për prestigjiozen ruse “Sputnik”, duke thënë se ka një projekt për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, i cili mbështetet gjerësisht përtej Atlantikut. Më këtë ai u referohet SHBA-ve.

Ai tha se Mali i Zi është i rrezikuar, pasi në Doktrinën Ushtarake të vitit 2013, Qeveria i hoqi dispozitat për ndonjë rrezik nga Shqipëria.

“Unë kam paralajmëruar vazhdimisht se ky projekt gëzon mbështetje të gjerë politike dhe ka baza ideologjike në Shqipëri. Ai mbështetet nga të gjithë shqiptarët dhe më shumë nga diaspora shqiptare në SHBA, që ka ndikim mjaft të madh në administratën amerikane. Ata kanë 30 vjet që ushtrojnë presion mbi ligjvënësit amerikanë, të cilët kanë tashmë një qasje tjetër për Ballkanin”, tha deputeti malazez.

Komentet e tij vijnë pas tensioneve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë, ku mbetën të vrarë 22 persona.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: