Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit. Maliqi tha se do të largohet nga Kuvendi, nëse e djathta nuk fiton zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sipas tij, opozita e ka të garantuar fitoren në këto zgjedhje, pasi mazhoranca ka gënjyer dhe mashtruar shqiptarët dhe po izolon Shqipërinë.

“Ju sot po gënjeni e mashtroni gjithë shqiptarët, po mbyllni e izoloni Shqipërinë. Por çfarëdo që të bëni fitorja e opozitës është e garantuar. Unë largohem nga këtu, nëse e djathta nuk fiton, pasi iu i keni mashtruar shqiptarët dhe do të merrni dënimin”, deklaroi Maliqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb