Deputeti i opozitës Korab Lita, teksa startoi i pari fjalën nga salla e Kuvendit, ngriti një shqetësim sa i takon diskutimeve për Kodin Zgjedhor, për të cilin maxhoranca ka vendosur që të arrihet një konsensus deri më 30 shtator.

Lita pohoi se nuk duhet të humbet më shumë kohë për këtë çështje. “Po harxhohet koha dhe nuk po diskutohen ndryshimet për kodin zgjedhor.”, tha Lita. Këtë fakt e mbështeti dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i la porosi edhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, që kjo javë t’i dedikohet diskutimeve që lidhet me ndryshimet në Kod.

Lita: Po harxhohet koha dhe nuk po diskutohen ndryshimet për kodin zgjedhor.

Ruci:
Keni të drejtë, shqetësimin tuaj e mbështes plotësisht. Në fjalën time në nisje të sesionit, thashë se s’duhet të humbasim asnjë sekondë për këtë gjë. Unë zoti Balla, kjo javë të jetë në funksion për implementimin e ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: