Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka bërë një status në Facebook duke denoncuar faktin se 10 fshatra të Lurës prej 3 ditësh janë pa drita.

Për këtë ai ka bërë fajtore qeverinë se i ka lënë fshatrat në errësirë të plotë. Në postimin e tij, Gjunkshi shkruan se vetëm 3 muaj më parë kryeministri Rama mashtroi popullin e Lurës se nuk do të kishte më ndërprerje energjie.

“Ka ndodhur edhe herë të tjera kur telat këputen nga bora e akulli ,por kurrë ” në të thatë “,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Qeveria e errësirës len në ” terr” Lurën prej tre ditësh…!

Prej tre ditësh 10 fshatra të Lurës janë në errësirë të plotë.
Si për ironi , vetëm tre muaj pasi kryeministri ” mashtroi ” Lurjanët e rrethuar nga pesë HEC – e , se nuk do të ketë ndërprerje energjie, ndodh që të ndërpritet energjia pa shkak për 3 ditë dhe askush të mos kujdeset për ta risjellë.

Ka ndodhur edhe herë të tjera kur telat këputen nga bora e akulli ,por kurrë ” në të thatë “…
I bëjmë thirrje Drejtorisë së OSHE të punojë për rikthimin e energjisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mbajë përgjegjësi pse nuk është ndërhyrë prej 3 ditësh.

Si përfaqësues i Qarkut të Dibrës i bëj thirrje Ministrit Gjiknuri ; në Dibër nuk vihet vetëm për të blerë vota , por hajde nivesto në rrjetin energjitik, rrugor sa s’ka nisur dimri , pasi do të ngelet gjithë Qarku në terrin që u ka zënë sytë…

2729e5a5 6ee7 43c4 B076 355999cafa5c
2729e5a5 6ee7 43c4 B076 355999cafa5c

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb