TIRANË- Pak orë pas inaugurimit të linjës shqiptare të avionëve Air Albania, deputeti demokrat Endri Hasa thotë se ky është një mashtrim.


Sipas tij, Air Albania nuk ekziston dhe “Lasgushi”, siç tha kryeministri Edi Rama se është quajtur avioni i parë, është avion turk.

Deputeti i PD deklaron se nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.

STATUSI
Air Albania dhe MASHTRIMI i radhës i Edi Ramës
Air Albania nuk ekziston!
Nuk ka asnjë kompani të licencuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.
Në vend të “ëndrrës” për një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot një avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli në Tiranë si avion i Turkish Airlines.
Në foto mund të shihni qartë kodin turk të avionit të pagëzuar me emrin “Lasgush”, i cili sipas Flight Radar ka udhëtuar nga Stambolli në Tiranë TK6887.
Edi Rama na e bëri Lasgushin Turk…

(m.k/BalkanWeb)