Deputeti demokrat, Dashnor Sula foli sot me tone të ashpra në Kuvend lidhur investimet e qeverisë të cilat sipas tij kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve.

Sipas tij në rradhët e maxhorancës ka plot deputetë të ndershëm të cilët duhet ti vënë fre kësaj qeverie nëse nuk duan që vendi të boshatiset dhe shqiptarët të largohen.

“Ju nuk jeni qeveri socialiste, por jeni qeveri grabitëse. Ju thoni që aferat e inceneratorëve nuk ishte aferë 430 milionë euro. Po ju jap një shembull, që jo janë vjedhur, por janë zhdukur parë. Në Vilëbashtovë të Rrogozhinës kush e bëri tenderimin? Kush i mori paratë? Kush firmë ishte? Ishte firma e inceneratorit e cila përfitoi në një tender 1.2 milionë dollarë.  Kush ministri e bëri tenderin? Çfarë ka ngelur në atë investim? Një shkallë dhe një lum pa asgjë. Na thoni kush i vodhi, thojeni që i ka vjedhur opozita”, u shpreh Sula.

Sipas tij “Këtu ka burra të nderuar dhe zonja të nderuara që nuk pasurohen. Edhe në 2005-2013 10-20 vetë pasuroheshin. Arrogance juaj këtu është për të ardhur keq. Ministrja tha po i bëjmë nder qytetarëve me 30 mijë lekëshin se rritja e çmimeve është më pak se 25 mijë lekë. O ministre a jetoni këtu, 30 mijë lekë që ti i jep një pensionisti përbëjnë 25 bukë, as 1 bukë në ditë nuk i jep. Po vaji, po orizi, po makaronat, po dritat, po uji? Po ku ti gjejnë more?”

Teksa foli për rritjen e cmimeve, deputeti demokrat vlerësoi socialistin Erion Braçe që e ka ngritur disa herë këtë shqetësim.

“Nuk e kam për turp të falenderoj Erion Braçen sepse është i vetmi deputet i maxhorancës që ka ngritur zërin. Nuk kam asnjë xhelozi dhe bravo i qoftë. E kam respektuar edhe nga 2005 në 2013 që ngrinte zërin për qytetarët e tij. Kjo duhet të jetë njësia matëse që duhet të kemi. Nuk është Shqipëria vetëm Tirana. A kemi gjynahe? Sigurisht që po, por çdo gjë e ka një masë. Të arrijë deri në këtë pikë babëzia është e tmerrshme”, u shpreh më tej Sula.

“po përdor gjuhën popullore, po hani mor si miu, jo si ariu. Ju nuk iu del as ariu, as elefanti, nuk u përballon dot. Ma tha një ditë një qytetar socialist: o deputet, mos i vër re, nuk iu ka ngelur as mish as gjak. Janë kthyer në kompjutera, vetëm numëroni paratë. Nëse nuk do bëjmë të pamundurën që ti vëmë një fre kësaj qeverie, mbajeni mend që këtu sdo ketë më njerëz”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: