Deputeti i Partisë Demokratike , Lefter Gështenja ka deklaruar se është gati të heqë dorë nga mandati i tij nëse kjo do ti shërbente zgjidhjes së krizës në PD.

Gjatë mbledhjes së Kryetarëve ai gjithashtu ka theksuar se hapja dhe bashkimi i PD duhet të nise nga rikthimi i demokratëve brenda institucioneve të partisë.

“Një hap pas ka qenë fjala e ditës këtë javë. Mendoj qe duhet te tërhiqeni që të dy  si dy njerëz që jeni përgjegjës per situatën e krijuar në PD. Unë personalisht jam gati të lë mandatin e deputetit nëse i shërben zgjidhjes së krizës në PD. Unë e kërkova dhe dje një “armëpushim” mes demokrateve, që situate te qetësohet dhe demokratët të bashkohen. Hapja dhe bashkimi i PD duhet te nise nga rikthimi i demokrateve  brenda institucioneve te partisë. Kjo lëvizje sipas meje është  e vetmja zgjidhje për te bashkuar demokratet  ne baze.  Është koha për të vepruar, nëse nuk veprohet PD do te  shpërbehet. Pranoni qe asnjeri nga ne nuk ishte me kapacitet te plote ne fushaten elektorale te 6 marsit.  Nga kryetari PD deri te drejtuesi i fundit.  Jemi ne një situate te vështirë, jemi me llambë të kuqe, duhet zgjidhje urgjente, në të kundërt PD shpërbëhet..”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: