TIRANË- Deputeti demokrat, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka reaguar sot pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj bërë në parlament.

Noka thotë se Xhafa dhe Balla gënjejnë për të mbuluar situatën e rëndë të krimit në Shkodër. Ai sjell shifra të vrasjeve dhe zbulueshmërisë në kohën e qeverisë së PD dhe në kohën e qeverisjes së PS.

STATUSI I NOKËS
Gjysmë të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra!
Të tilla janë mashtrimet e Farmir Xhafës dhe Taulant Ballës për të mbuluar situatën e rëndë të krimit në Shkodër.
E vërteta është se nga 16 vrasje në 2010-ën, qeveria e Partisë Demokratike zbuloi dhe çoi para drejtësisë 15 prej fajtorëve.
Ky është ndryshimi mes qeverisë së PD dhe asaj të PS.
Me PD në qeveri, kriminelët ndiqeshin, arrestoheshin dhe çoheshin para drejtësisë!
Me PS në qeveri, Edi Rama i dha pushtet krimit, prandaj nga 6 vrasje dhe 2 rrëmbime personash brenda 3 muajve nuk është zbuluar asnjë!
Kjo është e vërteta që Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla nuk e thonë dot, sepse janë pjesë e krimit!
Çlirimi i qeverisë nga krimi është prioriteti i opozitës dhe do të qëndrojmë bashkë me qytetarët deri në fitore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: